Përse duhet të zgjidhni
dhe të përdorni librat e ERIK BOTIME?
1. Librat e Shtëpisë Botuese Erik të miratuara nga MASH, janë të standardeve bashkëkohore dhe të hartuara sipas parametrave të përcaktuara nga MASH.
2. Autorët e këtyre teksteve kanë një eksperiencë të gjatë dhe frytdhënëse në mësimdhënien e lëndëve përkatëse në të gjitha nivelet e shkollës (9-vjeçare, të mesme e të lartë).
3. Autorët kanë eksperiencë të gjatë në fushën e botimeve, por edhe të studimeve pedagogjike për modernizimin e mësimdhënies në shkollë.
4. Autorët njohin mirë kërkesat e programit të miratuar nga MASH në tërësinë e tij, për të gjitha klasat, duke kombinuar në mënyrën më optimale rimarrjen e njohurive të dhëna në klasat e mëparshme me njohuritë e reja.
5. Tekstet e Sh.B ERIK kanë përpunim të zhdërvjellët dhe të larmishëm me anë të rubrikave të ndryshme, të njohurive dhe të koncepteve të shkencës përkatëse.
6. Tekstet e Sh.B ERIK kanë një ndërthurje të teorisë me praktikën në raportin më të mirë, afërsisht 1:2.5 teori-ushtime dhe teori-punë praktike etj.
7. Tekstet e Sh.B ERIK dallohen për përdorimin efektiv të figurës në raport me tekstin e shkruar. Figura është përdorur jo vetëm në dhënien e njohurive, por edhe në përpunimin deri dhe në testet për verifikimin e njohurive.
8. Tekstet e Sh.B. ERIK dallohen për gjuhën e thjeshtë, për situatat etj. të zgjedhura në përputhje me nivelin dhe interesat e moshës.
9. Rubrikat e aparatit pedagogjik e ndihmojnë mësuesin të drejtojë veprimtarinë e pavarur të nxënësve në klasë dhe jashtë saj, të nxisë frymën e debatit dhe të rrisë shkallën e të mësuarit aktiv.
10. Tekstet e Sh.B. ERIK dallohen për dizajnin duke lehtësuar sistemimin e faqes dhe të rubrikave të ndryshme, pa krijuar mbingarkesë në përdorimin e tij nga mësuesi dhe nxënësit.
11. Tekstet e SH.B. ERIK janë të pajisura me planet mësimore dhe librat e mësuesit, duke i ardhur në ndihmë edhe mësuesve në zhvillimin e orës së mësimit me korrektësi dhe me metoda bashkëkohore.
|