ATDHEU FILLON NGA VENDLINDJA “Vendlindja ime” për të gjithë shqiptarët kudo në botë Vendlindja! Gjëja më e shtrenjtë! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona. Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës... Vendlindja është kjo tokë, këta gurë e drurë që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë. Lavdia e të parëve është dritë për pasardhësit! Është thirrja e kohës për të njohur Vendlindjen dhe kushtrimi i të parëve për të dashur atdheun.
Janë hartuar 33 libra, për 33 rrethet e Shqipërisë. Secili libër përmban të dhëna shkencore të sakta mbi: 1. Pozitën gjeografike 2. Ndarjen administrative 3. Relievin 4. Klimën 5. Hidrografinë 6. Botën bimore dhe shtazore 7. Monumentet e natyrës 8. Popullsinë dhe ekonominë 9. Tregtinë, transportin dhe turizmin 10. Ngjarjet historike 11. Figurat e shquara 12. Mjedisin dhe të ardhmen Të gjitha këto janë të ilustruara me foto, të cilat e bëjnë secilin nga librat më interesant, më të vërtetë.
Njëkohësisht, Kolana "Vendlindja ime" posuron me informacion të bollshëm edhe investitorët që janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. |
|






![]() | Sot | 30 |
![]() | Dje | 125 |
![]() | Këtë jave | 732 |
![]() | Javen e kaluar | 734 |
![]() | Këtë muaj | 2588 |
![]() | Muajin e kaluar | 3282 |
![]() | Gjithësej | 54098 |